Alarm për bombë në qendër të Shkupit. Policia maqedonase është vënë në lëvizje pasi u raportua se në qendër të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut kishte bombë.

Mediat maqedonase raportojnë se policia ka evakuuar zonën e teatrit dhe Ministrisë së Jashtme, ku u vu re një prani e shtuar e uniformave blu. Në një reagim të fundit Ministria e Brendshme bën me dije se pas kontrolleve u konstatua se bëhet fjalë për një alarm të rremë dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën e qytetarëve.

Policia po heton për të gjetur personin që ka shpërndarë këtë informacionin e rremë dhe që ka shkaktuar panik te qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: