Dy punonjës humanitarë nga Uganda janë shtruar në një spital në Milano. Dy personat, një grua rreth 33 vjeç dhe një burrë 31 vjeç ishin kthyer nga Uganda, në Itali pas një qëndrimi tre mujor atje.

Pas simptomave të identifikuara, janë kryer të gjitha procedurat siç e kërkon protokolli dhe po monitorohen në spitalin Sacco në Milano.

Megjithatë ministria e Shëndetësisë, deklaroi se në Itali rreziku është shumë i ulët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: