Lançimi i linjës “Elizabeth Line”, më e reja që i shtohet sistemit të metrosë në Londër, është shoqëruar me kaos dhe frikë në radhët e pasagjerëve.
Pak pas inaugurimit nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, pasagjerët që prisnin prej mesnatës për të përdorur shërbimin e metrosë shihen teksa vrapojnë të shqetësuar në platformë.

Mediat britanike raportojnë se lëvizja në linjën “Elizabeth” u pezullua pas një alarmi për zjarr në stacionin më të madh të kryeqytetit “Paddington”, vetëm dy orë pas hapjes së saj zyrtare.

Pamjet e shpërndara në internet tregojnë të gjithë pasagjerët duke u nxjerrë jashtë stacionit qendror.
Gjithashtu shihet një ekip zjarrfikësish duke mbërritur në stacionin Paddington, ndërsa linja ishte pezulluar midis Paddington dhe Tottenham Court Road. Por një gazetar i BBC-së nga vendngjarja tha se besohet që alarmi për zjarr, i cili shkaktoi kaos ka qenë në të vërtetë i gabuar.

Edhe shoqata e Transportit për Londrën (TfL) i tha MailOnline: “Kishte një alarm zjarri në stacion më herët, por ai tani është rihapur… linja është e hapur dhe shërbimet po funksionojnë normalisht”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë po sipas mediave në ishull, entuziastët e udhëtimeve me tren kishin udhëtuar nga Hong Kongu dhe Kanadaja për të dëshmuar nisjen e shërbimit që i kushtoi qeverisë britanike rreth 18.9 miliardë paund.

Një brohoritje e madhe u dëgjua nga turma prej më shumë se 500 vetash kur portat u hapën në orën 6:20 të mëngjesit, me një anëtar të stafit që u bëri thirrje njerëzve të mos vraponin.

Të apasionuarit pas trenave gjithashtu shpenzuan duke blerë jastëkë të linjës Elizabeth të edicionit special dhe kartolina Oyster si kujtime të kësaj dite të veçantë, ndërsa një prej tyre u shpreh se kjo ditë “është historike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb