Nga Klodjana Haxhiaj

DURRËS- Prurjet masive të lumenjve gjate përmbytjeve po shkaktojnë ndotje masive të bregdetit Adriatik në një zonë mjaftë të gjerë. Sasi të mëdha mbeturinash janë shpërndarë gjatë bregdetit të Durrësit, kryesisht në veri të qytetit, në plazhin nga currilat deri në Kepin e Rodonit.

mbetjet urbane durres

Situata në fjalë ka alarmuar edhe vendet fqinje, pasi një pjesë e kësaj ndotje është zhvendosur drejt bregdetit të Malit të Zi e Kroacisë. Prurjet e jashtëzakonshme të lumit Ishëm dhe Erzen kanë risjellë edhe një herë në pah problematiken e madhe të mbetjeve urbane që në raste përmbytjesh shoqërohen me ndotje masive të bregdetit.

Në bregdetin e Durrësit për shkak të ndryshimit të erës ka dalë një sasi e madhe e mbetjeve që kanë sjell këta lumenj nga përmbytjet, ndërkohë institucionet vendore po vlerësojnë situatën alarmante. Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë ndërhyrje për pastrimin e bregdetit, pasi nuk ka struktura të specializuara për menaxhimin e situatave të tilla.

Kjo ndotje mund të cilësohet si alarm mjedisor pasi në bregdet kanë dalë edhe shumë mbetje spitalore. Një rrezik të madh tashmë ka edhe për faunën detare pasi gjallesat detare janë të rrezikuara.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb