BULQIZË

 

AlbChrome dhe Spar Albania i janë bashkuar nismës së organizatës Fundjavë Ndryshe për t’iu gjendur pranë në këto ditë të vështira 100 familjeve në qytetin e Bulqizës duke i dorëzuar pako me ndihma ushqimore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këto ditë të vështira ku Shqipëria dhe bota po përballen me emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga virusi COVID-19, për shumë familje në qytetin e Bulqizës jetesa është bërë akoma edhe më e vështirë. Për këtë arsye, AlbChrome dhe Spar Albania vendosën të ndihmojnë 100 familje më në nevojë duke u dërguar në shtëpi bazën ushqimore. Kjo nismë u realizua në bashkëpunim me organizatën Fundjavë Ndryshe, e cila edhe identifikoi familjet në fjalë. Në dorëzimin e pakove ishin të pranishëm përfaqësues të AlbChrome, Spar Albania dhe vullnetarët e organizatës Fundjavë Ndryshe. Realizimi i këtij projekti u krye nën përkujdesjen e veçantë të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane.

Nisma do të vijojë javën e ardhshme edhe në qytetin e Burrelit. Nuk është hera e parë që shoqëritë e Grupit BALFIN i gjenden pranë personave më në nevojë në rastet e emergjencave natyrore. Për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, shoqëritë e Grupit BALFIN dhuruan 1.2 milion euro. Grupi BALFIN synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb