Lista Serbe, ka reaguar ndaj fjalës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit, ku publikoi disa emra për të cilët tha se ishin personat përgjegjës që shkaktuan tensione më 29 maj në Zveçan, ngjarje kjo ku u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it.

Lista Serbe thotë se Kurti po akuzon pa bazë pjesëtarë të komunitetit serb në veri të Kosovës.

“Sa farsë është gjithçka që tha Kurti sot në Kuvend dhe fakti që ai etiketoi si kriminelë dhe organizatorë protestash njerëz të nderuar, gra, invalidë, madje edhe disa që janë në spital dhe nuk kanë qenë në veri të Kosovës për javë të tëra”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb