TIRANE

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi me anë të një deklarate për mediat nga selia blu tha se përgjimet e Zoran Zaev në Maqedoninë Veriore treguan edhe njëherë se Rama e mbështetës të tij përqafojnë projektin ogurzi të ndarjes së Kosovës.

Bumçi nënvizon se projekti famëkeq pro-serb dhe pro-rus ka mbështetje të Ramës. Ai thekson se Rama me këtë gjest mbështet hapur interesa antishqiptare.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev pohon dhe njëherë se projekti për ndarjen e Kosovëës është i vërtetë. Ndryshe nga se thotë Edi Rama, është një projekt pro serb dhe pro rus. Ky është një skenar i zi dhe tradhti e interesave kombëtare. Rama nuk distancohet nga ky projekt.

Deklaratat e kryeministrit janë vazhdim të faktit se fatet e kombit janë në duar të disa njerëzve të papërgjegjshëm, që shpërdorojnë punë të tëra ndër vite e shekuj. Ky projekti është antieuropian, anti-NATO dhe anti-partnerëve tanë ndërkombëtarë perëndimorë”, tha Bumçi.

Deklarata e Partisë Demokratike, Aldo Bumçi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pohon dhe një herë që projekti për ndarjen e Kosovës është i vërtetë, dhe ndryshe nga çfarë është përpjekur ta paraqes Edi Rama në fakt ky është një projekt serb që i shërben interesave serbe dhe ruse, dhe qarqeve të caktuara që janë të interesuara për çdo lloj skenari ogurzi duke cenuar rëndë interesat e Kosovës.

Kjo është tradhti e lartë ndaj interesave kombëtare dhe mos distancimi për asnjë moment i Edi Ramës nga ky projekt, dhe me keq akoma vazhdimi i mbështetjes së këtij projekti me deklarata dhe forma të tjera edhe pas Samitit të Berlinit tregon që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me këmbëngulje në këtë drejtim.

Ky është një lajm ogurzi për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në rajon, që tregon se fatet e kombit janë në duart e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm që për interesat dhe pushtetin e tyre personal janë gati të tregtojnë dhe të zhbëjnë arritjet historike që kanë ardhur nga sakrifica sublime.

Partia Demokratike i bën thirrje shqiptarëve dhe partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE  që të mos lejojnë zbatimin e këtij projekti anti-europian dhe anti-NATO që është kundër paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në rajon dhe më gjerë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb