Aleanca për mbrojtjen e Teatrit këtë të mërkurë është ndaluar pranë mjediseve të teatrit ‘Bylis’ në Fier për të mbledhur firmat për peticionin për rindërtimin e teatrit në vendin ku ishte.

Në fjalën e tij para qytetarëve, regjisori Edmond Budina u shpreh se duhet të punojmë për të ngritur piedestalin e qytetarisë, pasi me çështjen e teatrit u mblodhën të gjitha hallet e vendit, duke shkelur Kushtetutën.

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit në Fier u mbështet edhe nga përfaqësues të opozitës.

Aktori Neritan Liçaj tha se Fieri duhet të ishte populli më me mirëqenie por e gjithë paraja vete te oligarkët. “Këta janë shqiptarë që Shqipërinë nuk e duan.
Gjithë ky popull është si të gjitha rrethet, i varfër. Është anti shqiptar që shkatërron popullin e vet, ne do e mbulojmë në varrin e tij politik”, deklaroi Liçaj duke akuzuar kryeministrin Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: