Duam t’ju prezantojmë Eduardo Pau Lucas Baldwin, që lindi në 8 shtator 2020, në orën 19:46…’Kështu Hilaria dhe Alec Baldwin njoftojnë ardhjen në jetë të fëmijës tyre të katërt duke treguar foton e ëmbël të së porsalindurit: Emri i tij ka një kuptim shumë sinjifikativ dhe do të thotë gardiani i pasur i paqes dhe dritës’, shton nëna Hilaria, që poston edhe një foto që e krahason trupin e saj para dhe pas lindjes: Faleminderit trup për gjithçka ke bërë dhe gjithçka që do vazhdosh të bësh…’ Më pas Hilaria, që është gjithmonë shumë e kujdesshme për transformimet e trupit të saj duke u marrë me gjimnastikë dhe dietë gjatë të gjithë shtatzënisë, ka shtuar: ‘Jam e lumtur për këtë udhëtim dhe faktit që jam bërë sërish nënë’ ka shkruar bashkëshortja e Alec Baldwin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I vogli Eduardo Pau Lucas është bërë pjesë e klanit Baldwin së bashku me Romeo Alejandro, 2 vjeç, Leonardo Angel Chaerles, 3 vjeç, Rafael Thomas 5 vjeç, dhe motrës së madhe Carmen Gabriela, 7 vjeç. Alec që është 62 vjeç ka edhe një vajzë, Ireland, me aktoren e njohur Kim Basinger.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb