Martesa e Alec Baldwin dhe Hilaria Baldwin duket të jetë në një krizë serioze, me tensione të dukshme mes çiftit, pas një ngjarjeje të sikletshme që ndodhi para kamerave gjatë një interviste. Sipas raporteve, Alec, ka filluar të shqetësohet se Hilaria, gruaja e tij, e po e poshtëron publikisht dhe po e bën atë të duket si një bashkëshort i dobët dhe i nënshtruar. Incidenti i fundit ndodhi kur Alec e ndërpreu Hilarian gjatë një interviste dhe ajo, e dukshëm e acaruar, e qortoi para kamerave. Pas këtij momenti të sikletshëm, ajo i kërkoi të kërkonte falje, duke e detyruar atë të bënte një video kërkese falje përmes rrjeteve sociale.
Një burim i afërt i çiftit, që ka folur për mediat amerikane ka thënë se Alec është i zhgënjyer dhe i lodhur nga sjellja e Hilarias, duke menduar se ajo po e përdor lidhjen e tyre për të rritur publicitetin e saj dhe për të qenë në qendër të vëmendjes.
“Alec po mundohet ta marrë më lehtë dhe ta përballojë me buzëqeshje, por brenda tij po zien”, tha burimi, duke shtuar se Hilaria duket të kënaqet kur e poshtëron publikisht Alec. Ky tension mes tyre është theksuar edhe në deklaratat e atij burimi, i cili e përshkroi atë si një marrëdhënie të pabarabartë, ku njëri partner (Hilaria) kërkon gjithnjë më shumë, ndërsa tjetri (Alec) po humbet durimin.
Sipas raportimeve të mëtejshme, Hilaria Baldwin asnjëherë nuk ka qenë entuziaste për projektin e reality show-t të familjes Baldwin, i quajtur “The Baldwins”, i cili ndjek jetën e çiftit dhe shtatë fëmijëve të tyre. Ky projekt nuk u prit mirë nga publiku dhe kritikët, dhe thuhet se Alec e ka bërë këtë për Hilarian, e cila duket se ka qenë më shumë e interesuar për të pasur më shumë vëmendje dhe të qëndrojë në qendër të mediave. “Ajo dëshiron shumë më tepër sesa ai të jetë në qendër të vëmendjes”, u tha burimi.
Në një moment të ngjarjes, Hilaria u pyet në lidhje me mundësinë e një sezoni të dytë të show-t të tyre, dhe ndërsa ajo po përgjigjej, Alec e ndërpreu. Ky moment u bë viral pasi u publikua një klip i tij në TikTok, ku përdoruesit e rrjetit social diskutuan dhe komentuan dinamikën e çiftit. Ky incident ka nxitur shumë spekulime mbi marrëdhënien e tyre dhe ka shtuar më shumë pyetje në lidhje me qëndrueshmërinë e martesës së tyre.
(BalkanWeb)