Postimi i përgjimeve audio të Habilajve fut në sherr Alfred Lelën me Andi Bushatin.

Për këtë arsye, Andi Bushati ka bërë një shkrim, duke thënë se çështja “Tahiri” po banalizohet dhe po kthehet si ato telenovelat turke të TV Klanit, me “bombat” e mediave pranë opozitës.

Por pas shkrimit të Bushatit, Alfred Lela ka reaguar duke e akuzuar këtë të fundit, se i ka vjedhur përgjimet.

“Po Bushat. Pa vlerë ishe, por pasi e shkarkove dhe e hodhe te lapsi, platforma ‘Vimeo’ ta bllokoi për shkelje të copyright, ti u turre dhe e vodhe me marifet duke zhdukur shenjat e ‘Politiko’.

Dhe aty e ke si plaçkë të vjedhur në telin me tesha thuajse të lara të lapsit”, shkruan Lela, që ka paralajmëruar se do t’i çojë në gjyq të gjithë ata që kanë publikuar përgjimet audio të marra nga faqja e tij.(TemA)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: