Alicia Keys shfaqet e mrekullueshme dhe topless, me një shpatull të mbuluar me gurë të çmuar, për të promovuar albumin e saj të fundit ‘Alicia’. Më pas ajo i kërkon 20 milion ndjekësve të saj se cila këngë e diskut e shpreh më mirë atë sensualit hyjnor.
Pikërisht për këtë dashuri të brendshme dhe pasion tregon albumi i këngëtares, që ka dalë në 18 shtator, dhe ku ylli i pop-it tregon të gjithë përfshirjen e saj emocionale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Disku tregon shpirtin e artistes dhe lëshon një mesazh të fortë pozitiviteti. Në një shoqëri që duket që e ka humbur të vërtetën dhe aftësinë për të shijuar gjërat e thjeshta, në këngët e albumit të ri Alicia Keys jep energji pozitive që vijnë nga zemra dhe optimizëm që të bën të ëndërrosh për një të ardhme më të mirë.

Atë të ardhme, që me muzikën e saj artistja amerikane, përpiqet të kontribuojë për ta bërë më të mirë. Por nuk është e gjitha. Prej kohësh Alicia është në linjë të parë për një ndryshim radikal të shoqërisë, drejt vlerave të drejta dhe humanizmit, siç tregon edhe krijimi i një fondi prej 1 miliard dollarë, për të mbështetur komunitetin afro-amerikan, ku ajo është zëdhënëse.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb