Janë rikthyer sërish festat e “shthurura” të të rinjve britanikë. Mbrëma ata kanë mbushur klubet e natës për të festuar Ditën e Shën Patrikut.

Festuesit kishin zgjedhur veshjet e tyre më të bukura me ngjyrë të gjelbër e dolën në Newcastle, Cheltenham dhe Nottingham.

Ata janë fotografuar teksa qeshin dhe kërcejnë në rrugë, duke festuar ashtu siç vetëm ata dinë. “The Sun” shkruan se kjo është hera e parë që britanikët kanë dalë për këtë ditë të madhe, që kur vendi u mbyll për shkak të pandemisë së Covid-19 në vitin 2020.

Grupe miqsh shfrytëzuan maksimalisht lirinë e tyre të enjten, ku u panë vajza dhe djem të veshur vetëm me të brendshme, duke sfiduar edhe temperaturat e ulëta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb