TIRANE

Më 21 gusht aktorja shqiptare Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë një djalë, Amar.

Aktorja tregoi mbrëmjen e kaluar domethënien e emrit dhe të gjithë detajet e tjera të lindjes që kishte pasur duke pohuar se ndihej mjaft e lumtur.

Dje ajo ka ndarë një foto të këmbëve të vogëlushit ku dallohet shkronja ‘A’.
“Amar me dy A të gdhendura te këmbët”, ka shkruar aktorja duke vënë në dukje këtë detaj mjaft interesant.

Kujtojmë se dje Olta shpjegoi domethënien e emrit e cila vjen nga hebraikja që do të thotë i përjetshëm dhe nga arabishtja do të thotë hënë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: