Studentët shqiptarë që studiojnë në Universitetet rumune të Bukureshtit, Kluzhit, Krajovës, Galacit mund të qëndrojnë në konviktet e këtyre Universiteteve. Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në Rumani

Ne njoftimin e sja bëhet me dije se, “duke marrë shkas nga shqetësimi i studentëve shqiptarë që studiojnë në Universitetet e Bukureshtit, Kluzhit, Krajovës, Galacit, etj., lidhur me çështjen e akomodimit të tyre nëpër konvikte, mori garancinë nga autoritetet rumune se këto institucione do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme, për shkak të së cilës janë të pezulluara të gjitha aktivitetet mësimore”.

Gjithashtu, shtoi Ambasada, “Ministria e Arsimit e Rumanisë siguroi se është duke bashkëpunuar në kohë reale me të gjitha institucionet e arsimit të lartë, për të siguruar kushtet e akomodimit dhe sigurinë e të gjithë studenteve bursiere të shtetit rumun, të cilët nuk kanë mundur të udhëtojnë apo që kanë vendosur të qëndrojnë në Rumani, duke respektuar vendimet e marra nga autoritetet rumune për të parandaluar përhapjen e COVID 19”.

Ambasada këshilloi edhe një herë, të gjtihë qytetarët shqiptarë të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve rumune.

“Evitoni udhëtimet e panevojshme, evitoni kontaktet me persona të tjerë duke ndënjur sa më shumë në shtëpi, si dhe lani sa më shpesh duart për të mbrojtur kështu, shëndetin tuaj dhe të të tjerëve rreth jush”, theksoi Ambasada.

“Përfitojmë nga rasti për t’ju kujtuar se për çdo shqetësim që mund të keni, Ambasada mund të kontaktohet në adresën e e-mailit: [email protected], në inbox në faqen e Facebook, si dhe në numrin e urgjencës: +40 784932223”, përfundoi njoftimin e saj, Ambasada e Shqipërisë në Rumani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: