Vrasja e ambasadorit rus në Turqi tronditi mbarë politikën botërore, dhe shkaktoi jo pak reagime shqetësuese sa i takon marrëdhënieve mes dy vendeve. Por ajo çka bëri përshtypje pas publikimit të lajmit, fotove dhe videos nga momenti kur ndodhi ngjarja, ishte veshja e ambasadorit rus.

Ndonëse kishte një pushtet të madh, edhe për shkak të detyrës së tij të rëndësishme, si kryesuesi i delegacionit të shtetit të dytë më të fuqishëm në botë, ambasadori rus nuk e kishte luksin si pjesë të jetës së tij.

Në foton e publikuar pas vrasjes makabre të tij në Ankara, ai duket me veshjen zyrtare, por me një palë këpucë jo fort të reja. Këpucët duken të konsumuara në pjesën e tyre të poshtme, një detaj që në fakt tregon se ambasadori rus nuk i turrej luksit e veshjeve të shtrenjta, siç mund të bëjnë shumë politikanë të tjerë në vende të ndryshme të botës.

Përtej makabritetit të ngjarjes, aty ka një mesazh që vlen si mësim për politikanët e tjerë, që nxitojnë të shfaqen syve të botës me kostume të shtrenjta, këpucë e aksesorë që kushtojnë mijëra euro.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: