Ambasadori turk Murat Yoruk ka folur nga Shkodra për agresionin rus ndaj Ukrainës. Yoruk deklaroi se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës e papranueshme. Ai tha se qeveria turke po bën çfarë është e mundur që kjo luftë të ndalet sa më parë.

“Ne si Turqi, Ministri i Jashtëm turk po bën çfarë është e mundur në mënyrë që sa më parë të pushojë lufta mes Rusisë dhe Ukrainës dhe të ndalen lotët e fëmijëve dhe familjeve ukrainase. Roli i Turqisë është që sa më parë të mbizotërojë paqja dhe askund të mos ketë luftëra”, ka deklaruar Yoruk.

Deklaratën ambasadori turk e bëri nga Shkodra gjate përkujtimit të fitores së Çanakalasë në Turqi ku në atë luftë kanë rënë edhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, teksa u mbajtën homazhe pranë bustit të Hasan Riza Pashës në Shkodër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb