Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë online me përfaqësues të KLGJ e GJL.

Kim vuri në dukje së sistemi gjyqësor në këto ditë duhet të bazohet pikë së pari tek rritja e besimit të publikut dhe komunikimi mes palëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë të mbështesin Reformën në Drejtësi dhe do të bëjnë ç’është e mundur për të ndihmuar Gjykatën e Lartë, funksionimi i së cilës lidhet me zgjidhjen e disa problemeve kryesore me të cilat përballet sot gjyqësori në Shqipëri. Kim i kërkoi KLGJ-së që të gjejë zgjidhje sa më të efektshme dhe të shpejta për të plotësuar numrin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

“E lumtur që dëgjova planin për Gjykatën e Lartë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi. Takimi ishte për funksionalitetin e plotë të Gjykatës deri në fund të 2021. KLGJ duhet të mbajë zotimin për plotësimin e Gjykatës së Lartë. Mungesa e kësaj gjykate pengon kontrollin dhe ekuilibrin e qeverisë. Kjo gjykatë nuk është funksionale, ndaj drejtësia mohohet, duke vonuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt BE-s”, tha Kim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: