Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Otllak”. Një ambulancë që ishte duke transportuar një të sëmurë drejt Spitalit Rajonal të Beratit është përplasur me një trajler, me targa serbe, që po futej në një pulari ku kishte sjellë koncentrat ushqimor. Nga përplasja e fortë, ambulanca ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëseje, të cilët kanë nxjerrë nga ambulanca 5 të plagosurit.



Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për drejtuesin e ambulancës Arben Merko, 58vjeç, infermierin Aleksander Kati, 54 vjeç, të sëmurin Ll.Ashani, 82 vjeç dhe familjarët e tij që ndodheshin prapa me të në ambulancë: N.Ashani, 52 dhe A.Ashani, 56 vjeç. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal Berat dhe janë jashtë rrezikut për jetën, edhe pse janë të gjithë me fraktura të shumta në të gjithë trupin.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ekspertët e policisë rrugore kanë bërë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë pyetur në lidhje me dinamikën e aksidentit edhe drejtuesin e trajlerit, shtetasin rus Zako Brajeviç, 50 vjeç. Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën ishte duke qarkulluar ambulanca. Kjo e favorizuar edhe nga lagështira në rrugë ka bërë që ambulanca të devijojë e rrëshqasë pas përplasjes, duke përfunduar në kanal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb