Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me thirrjen e bërë nga DEA amerikane që qytetarët shqiptarë të denoncojnë rastet e trafikut të drogave të forta, duke garantuar fshehtësi të burimit.

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve ka njoftuar krijimin e një linje të re sinjalizimi për Shqipërinë, sa i takon informacioneve për rastet e trafikut të drogës apo pastrimit të parave.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi u shpreh se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë ta zhdukë narkotrafikun, por se e vetmja gjë që e pengon është vetëm qeveria dhe kryeministri.

Postimi i plotë:

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë ta zhdukë narkotrafikun. Ka qytetarë të mirë dhe policë shumë profesionalë.
Por fatkeqësisht kemi dhe këtë Qeverinë e vulëhumburit që dita-ditës po na i nxin faqen në gjithë botën.
Sot na paska futur edhe në radarin e DEA-s.
Ministrat i ka nëpër burgje, dhe emri i tij lakohet nga mediat botërore si partner i McGonigal-it.
Por po i vjen fundi kësaj pune, se shqiptarët vërtet durojnë shumë, por nuk e lënë kupën e mbushur të derdhet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb