Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska së shpejti do të zhvendosen të jetojnë në një nga zonat më të bukura e luksoze të Tiranës. Vetë Ami gjatë një interviste në një emision televiz nuk e fshehu që sëbashku me familjen do të jetojë në një vilë superluksoze.

Madje ajo e quajti “shpërblim i një pune shumë të madhe të bërë për vite të tëra”
Ami tha se nuk është turp të jetosh në një vend luksoz për të cilin ke punuar fort.

 

“Po është e vërtetë. Është në një nga zonat më të mira të Tiranës. Ka shumë personazhe të njohur. Nuk është turp të pranosh që jeton në një vend luksoz sepse ai vend është investim i kthyer mbrapsht i shumë viteve investimin të një pune të fortë që kemi bërë të dy”, ka thënë ajo.

 

 

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb