Pas publikimit të filmit në “Në Kuadër të Dashurisë” , ku aktorët kryesorë ishin, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, në një komunikim për mediat, Ermal Mamaqi deklaroi kur u pyet se si t’u duk Luizi, si ky i fundit është i mirë si aktor sesa si këngëtar, gjë e cila nuk u prit mirë nga fituesi i Big Brother Vip 2.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Më lër të flas”, Luizi reagoi duke ia kthyer me të njëjtën monedhë, pasi e cilësoi atë më të mirë si shkrimtar sesa humorist.

“E mbaj mend kur ka qenë në Panairin e Librit, ka pas shkruar libër ky dhe duke pirë kafe, pashë njërin me librin e tij në dorë, duke e ndjekur me sy, u ul në trotuar, nxori librin dhe i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja”, u shpreh Luizi.

Ermal Mamaqi i ftuar në një emisionin në Top Channel i është rikthyer kësaj historinë, duke e cilësuar deklaratën e Luizit, si goditje poshtë brezit.

Ai shton se Luizin e ka mërzitur diçka, por thekson se ai qenë i sinqertë kur e ka thënë atë gjë.

“Deri tek “Ermali është një shkrimtar më i mirë se humorist”, është ok, pastaj Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë historinë që trilloi. Sigurisht ka diçka që e ka mërzitur, por ta keni atë që kam thënë unë për Luizin, ka qenë me të vërtetë e sinqertë. Pyetja ka qenë “a të pëlqeu Luizi si aktor” dhe thashë po më pëlqeu, jam i sinqertë, më pëlqeu më shumë si aktor sesa si këngëtar sepse nuk i kam ndjekur këngët e tij, por kjo gjë besoj se e ka prekur Luizin. Sinqerisht më vjen keq dhe le të lëmë 2 me 1 për Luizin dhe të mos vazhdojmë këtë histori”, shprehet Ermal Mamaqi./PANORAMAPLUS

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb