Ardhja në jetë e vajzës së tyre padyshim ishte qershia mbi tortë për Amin dhe Ermalin. Çifti i njohur e kanë quajtur vajzën e tyre Sia, një emër që simbolizonte ‘Fitore’, ndërsa i gëzohen tashmë dy fëmijëve të tyre.
E për të treguar rreth lumturisë së madhe që po përjetojnë, këtë radhë ka qenë Ami ajo që ka ndarë diçka me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Në foto duken dy duart e vogla lidhur pas gishtit të së ëmës dhe trupi i imët i vogëlushes së sapolindur, dy shoqe që nuk do të ndahen kurrë. “Dore për dore, dy shoqe… gjithë jetën!” – shkruan Ami, duke e shoqëruar me hashtagun; #siaime
(ed.me/BalkanWeb)