Anëtari i kryesisë së PD-së dhe eksperti i ekonomisë Eno Bozdo i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24 ka folur në lidhje me amnistinë fiskale dhe këmbënguljen e kryeministrit Rama në lidhje me të, teksa ka thënë se kjo lëvizje i hap rrugën pastrimit të parave dhe marrjes së biznesit nga krimi i organizuar.

Sipas tij ka shumë problematika për vendosjen e këtij ligji pasi ka vështirësi në sjelljen e parave nga jashtë vendit, ndërsa së dyti ka probleme me futjen e parave në bankat e nivelit të dytë, të cilat janë të ndërlidhura me bankat ndërkombëtare të cilat ndalojnë paratë e pista.

Ai shtoi se nëse bankat do përfshihen në amnistinë fiskale do duhet të marrin masa, duke shkuar edhe në pika ekstreme deri në ndalimin e shërbimit SËIFT.

“Me këtë që dimë dimë që kjo i hap rrugën gjithçkaje, pastrimit të parave, marrjen e bizneseve nga krimi i organizuar, larjen e parave në ndërtim ky ligj e parashikon. Edhe sikur të nisemi nga prezumimi i pafajësisë të kryeministrit që do të sjellë kursimet e emigrantëve në vend, ai ka pasur ekspertizën që i thotë se e kanë të pamundur të vijnë në vend dhe t’i legalizojnë këto para. Kjo qëndron. Kryeministri e di këtë.

E dyta është se ai e di që sasia informale e parave që ekziston është në rekordin më të lartë në këto 30 vite. Në tregun informal qarkullojnë 2.4 miliardë lekë dhe janë shtuar. Le të marrim një shembull, marrim një emigrant në Itali që me punën e tij paska kursyer 100 ijë euro, jo më shumë se kaq. Çfarë do bëjë që t’i legalizojë. Që t’i sjellë duhet të kalojë kufirin duke i deklaruar, e zëmë se bën dhe këtë do i dorëzojë në bankën përkatëse. Bankat këtu futen në një problematikë, ato janë të lidhura me bankat e mëdha ndërkombëtare që i detyrojnë ato të adaptojnë një set rregullash që parandalon paratë e pista. Nëse bankat nuk e bëjnë këtë gjë do detyrohen të marrin masa, dhe ndoshta do ndalohet SWIFT-i për gjithë bankat shqiptare, e di kryeministri këtë se ja kanë thënë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: