Ish-i dashuri i mjekes së Chelsea-t, Eva Carneiros, ka thënë se është ndarë nga ajo pasi mësoi se kishte bërë dashuri me një futbollist.

Eva, e shkarkuar nga klubi pas mosmarrëveshjeve me Jose Mourinhon, ishte në një lidhje të “zjarrtë” me Rupert Patterson-Ward, i cili për “The Sun” ka pohuar se mjekja ia ka nxirë jetën, shkruan “Koha.net”.

“Kam pasur mosmarrëveshje me të dhe ajo fjeti me një lojtar gjatë kësaj periudhe. Ajo e bëri këtë veprim vetëm për të më shkatërruar mua. Nuk besoja se ishte e vërtetë”, ka thënë Patterson-Ward.

Rupert gjithashtu ka pohuar se një lojtar i Chelseat e ftoi të dashurën e tij në hotel dhe ia kishte hapur derën derisa ishte i zhveshur.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb