TIRANE

Julian Deda aktori i njohur i humorit në Shqipëri i shte i ftuari me të cilin nisi java në emisionin ‘Rrugëtim me Anilën”. Deda rrëfeu në studio për jetën e tij në personale dhe profesionale përgjatë një viti të vështirë si ishte 2020.

Aktori u shpreh se të bësh humor në një periudhë ku shumë njerëz kanë vujatur jashtëzakononisht shumë nga Covid 19 nuk ka qenë e lehtë , pasi dhe ne si jemi përfshirë në të gjithë këtë u shpreh Deda. Ai tregoi dhe eksperiencën e tij të vështirë me njërin nga prindërit e tij që kishte kaluar koronavirusin.

“ Unë e provova vetë në familje me njërin nga prindërit, ishte një situatë e tmerrshme, të rëndon psikologjikisht. Vuan ai që është duke e kaluar, vuajnë dhe gjithë të tjerët në familje. Profesionalisht dhe ne nuk ngelemi jashtë kësaj situate.

Ti shikon në televizor ambulanca, dëgjon për vdekje, doktorë që nuk i marrin përsipër, imagjino i shikon në lajme ti këto dhe shkon në punë dhe krijo humor. Po ne kemi një rregull të pashkruar në profesionin tonë , ne nuk na lejohet të sëmuremi , ne kemi për detyrë të bëjmë punën tonë dhe të durojmë atë që duhet të durojmë ” – u shpreh Deda

Gjatë intervistës Julian Deda u shpreh dhe për angazhimin e tij në politikë duke u përgjigjur dhe dilemave nëse një ditë mund të bëhet deputet.
“Nësë një ditë do më lipset apo do më kërkohet ndihma e forcës politike që unë i përkas në këtë drejtim patjetër që do ta bëjë”- u shpreh Deda

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: