Ekipi i tij ka fituar 5-2 ndal Liverpool në ndeshjen e parë të Champions League, por askush më mirë se një ekspert si Carlo Ancelotti nuk e di se akoma s’ka mbaruar asgjë për Real Madrid. Tekniku i Los Blancos, Carlo Ancelotti ka karikuar skuadrën në prag të ndeshjes së nesërme.

“Në ndeshjen e parë bëmë shumë gjëra mirë dhe ne nuk do të bëjmë llogaritje në këtë aspekt. Ne nuk duam ta quajmë një lojë të mbyllur, por përpiqemi të imponojmë futbollin tonë më të mirë sulmues. Duhet të bëjmë mirë në të dyja fazat, por mbi të gjitha do të mendojmë sulmin. Psikologjikisht, mendoj se do të jetë një ndeshje më e komplikuar për ne sesa Liverpool, ata e dinë se duhet të japin gjithçka që nga fillimi për të provuar dhe për t’u rikthyer, nuk kanë asgjë për të humbur.

Por çfarëdo që të ndodhë ne do të përpiqemi të kundërsulmojmë dhe të marrim drejtimin e duhur, në këtë kuptim përvoja dhe energjia e lojtarëve të mi do të jetë e rëndësishme” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: