FRANCE- Hoteli luksoz i Anglisë për Evropianin 2016 në Francë gjendet në Chantilly dhe ka plot 92 dhoma që janë në dispozicion vetëm për Federatën e Futbollit të Anglisë.

Mirëpo planet aktuale janë që të shfrytëzohen vetëm gjysma e atyre dhomave në hotelin “Auberge de Jeu de Paume” dhe gjysma tjetër të lihen të zbrazëta, shkruan Daily Mail. Kjo pasi vetëm kontingjenti kryesor i përbërë nga lojtarët, trajneri Roy Hodgson, stafi i tij i trajnerëve dhe personeli kyç administrativ do të vendosen në hotel.

Pjesa tjetër e delegacionit të federatës, kryesisht sponsorë e ambasadorë, do të qëndrojnë diku tjetër në Chantilly. Anglia i ka fituar të gjitha ndeshjet e saj në kampanjën eliminatore për Evropianin 2016 në Francë. Këto shpenzime të panevojshme, ku aq shumë dhoma mbesin të pashfrytëzuara, po vijnë në një kohë ku Federata e Futbollit të Anglisë ka bërë shkurtime në staf deri në 100 persona për të kursyer 30 milionë paund në vit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: