Anglia është kualifikuar në fazën 1/8 të Botërorit. “Tre luanët” mposhtën Republikën Demokratike të Kongos me përmbysje rezultati, konkretisht 2-1.
Anglia do e luajë sfidën e radhës përballë Meksikës, që është një nga vendet organizatore. Sfida është rezervuar më 6 korrik, prej orës 02:00.
Meksikë-Angli do të luhet në “Estadio Azteca”. Një stadium që është padyshim i njohur për atmosferën e zjarrtë nga tifozët meksikanë. Anglinë padyshim që e pret “ferri” për këtë fakt.
AXHENDA E KONFIRMUAR DERI TANI PËR FAZËN 1/8
04/07 Kanada – Marok ora 19:00
04/07 Paraguai – Francë ora 23:00
05/07 Brazil – Norvegji ora 22:00
06/07 Meksikë – Angli ora 02:00
