Një diamant ngjyrë rozë i madh sa një kumbull, “Pink Star”, theu rekordin botëror për një gur të çmuar të shtiur në ankand, duke arritur vlerën e 71,2 milionë dollarëve sot në Hong Kong.


Diamanti 59,60 karatë është më i madhi i çertifikuar në kategorinë e tij nga Instituti Amerikan i Gurëve të Çmuar (GIA).


“Sotheby’s Hong Kong është shumë krenar për arritjen e këtij rekordi”, deklaroi presidenti i degës për Azinë i shtëpisë së shitjeve me ankand duke theksuar se bëhet fjalë për një rekord botëror për këtë lloji bizhuje.


David Bennet, presidenti botëror për argjendarinë ndërkombëtare në kompaninë “Sotheby’s” që drejtoi gjithashtu këtë shitje me ankand e cilësoi si “një shtije historike”.

Ankandi filloi në rreth 56 milionë dollarë. Zgjati pesë minura para se oferta fituese të paraqitej me telefon nga një blerës, duke shkaktuar duartrokitje të forta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: