Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën disa ditë pasi ankohej për dhimbje stomaku.

Mediat greke raportojnë se 45 ditë më parë prindërit e kishin dërguar në urgjencë për dhimbje stomaku, por mjekët kishte pohuar se nuk ishte asgjë shqetësuese.

Por, për disa ditë me radhë dhimbja vazhdoi dhe e reja u transferua në spitalin e Athinës, ku diagnostikua me kancer.

Në rishikimin që ajo bëri disa ditë më vonë, pamja e saj klinike ishte më e rëndë, pasi kanceri kishte avancuar dhe trajtimi nuk jepte shumë shpresë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb