TIRANË

Me votën e deputetëve socialistë, Komisioni i Ligjeve miratoi aktin normativ të qeverisë që synon forcimin e luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda. Adriatik Alimadhi votoi kundër, ndërsa Andi Përmeti dhe Korab Lita abstenuan.

Kryekomisioneri i Ligjeve Ulsi Manja, theksoi se akti që do ketë fuqi deri më 31 dhjetor të këtij viti dhe se nuk bie ndesh me ligjin antimafia.

Ndërkohë që për opozitarin Alban Zeneli, propozimi i aktit tregon se qeveria nuk e ka fituar luftën me krimin, siç ka propaganduar.

Komisioni Ligjeve ka kaluar edhe ligjin “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”. Socialisti Spartak Braho nuk rezervoi kritikat, duke thënë se sekuestrimi i pasurive bëhet vetëm me vendim Gjykate, jo me urdhër policie.

Ndryshe nga ç’ishte parashikuar në Ligj, deputetët sanksionuan se Ministria e Brndshme duhet të nxjerrë aktet nënligjore jo më vonë se 2 muaj, në mënyrë që ligji të kishte efekt sa më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: