Antikorrupsioni në Tiranë nuk po strukturohet që të jetë afër pushtetit.
Politika amerikane duhet të shpejtojë në Tirane, me strukturimin përfundimtar të SPAK-ut, në funksion të eliminimit të korrupsionit të lartë shtetëror.

Dy rrugë ka sot për shqiptarët: ose do të shkatërrohet Shqipëria prej korrupsionit të lartë shtetëror, ose do të shkatërrohet korrupsioni për të ndërtuar Shqipërinë moderne si shtet me prodhim industrial.

l.
Rama po kërkon ta bllokojë këtë ristrukturim modern të Shqipërisë. Domethënë Rama nuk po luan për interesin e Shqipërisë. Prandaj e zvarrit SPAK-un që të fitojë kohë. Krimi i organizuar luftohet bashkë me korrupsionin e lartë shtetëror, kurse Rama po kërkon bllokim me zvarritje.
Kjo tregon që pikërisht kështu po ia kërkojnë forcat që po përplasen në interesa të kundërta me politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor.

Po ambasadorja amerikane e porsaardhur në Tiranë, çfarë po bën? Po bën ende vizita. Në fakt duhet të godasë hapur politikisht, për të treguar forcën kundrejt bllokimit që po kërkohet t’i bëhet Reformës antikorrupsion nga Rama, Meta, Berisha dhe Basha

A e di politika amerikane se Shqiptarët do ta prisnin me entuziazëm të lartë pro-amerikan, eliminimin e korrupsionit me proces penal antikorrupsion?
Në fakt, duhet ta dijë, sepse janë njëqind vjet interes amerikan për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe tani, Amerika, me shqiptarët, është në kulmin e forcës së vet në këtë zonë.

ll.
Antikorrupsioni për Shqipërinë dhe Kosovën është një kërkesë patriotike, kurse për të ardhmen e politikës amerikane në Ballkanin Perëndimor, është një domosdoshmëri. Gadishulli Ilirik, ka mbi dymijë vjet që është qëndër e politikës së madhe botërore: ose Roma, ose Rusia ose Amerika – por, të tetë milionët iliro-shqiptare, sot, janë me Amerikën.
E di këtë ambasadorja amerikane? Sigurisht që e di, se është pikërisht ajo që përmendi njëqind vjetorin e ndërhyrjes së presidentit Willson në shpëtim të Shqipërisë.

lll.
Korrupsioni i lartë shqiptar në Tiranë dhe në Prishtinë, është me Beogradin dhe me Moskën. Sigurisht që këtë e di edhe politika amerikane. Atëherë?

Në Tiranë, korrupsioni i lartë politik i të dy krahëve, sot është i lidhur edhe me Pekinin, edhe me Moskën, prandaj po kërkon vetëm të bllokojë SPAK-un dhe të fitojë kohë.
Atëherë?
Po pritet ndërhyrja drastike e politikës amerikane. Kurse shqiptarët janë gati. Fjalët e tepërta nuk kanë më asnjë vlerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb