Shfaqja “Romeo e Zhuljeta” që pritej të ngjitej në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit më 9 shkurt, është anuluar. Shkak është bërë gjendja shëndetësore e vetë regjisorit turk cili për shkak të problemeve nuk ka mundur të vijë në Shqipëri për të ndjekur nga afër provat për shfaqjen.

Teatri ka njoftuar se kushdo që kishte blerë biletën, mund të paraqitet pranë biletarisë së Operës për të tërhequr paratë. Ndërkaq, shfaqja mund të vihet në skenë në një kohë të dytë në varësi të gjendjes shëndetësore të regjisorit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Historia më e njohur të dashurisë bazuar në veprën e William Shakespeare, nga regjisori i mirënjohur turk M. Şakir Gürzumar, do të sillte në vëmendje forcën e madhe të dashurisë, në versionin klasik, duke ndërthur baletin dhe aktrimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb