Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti Meta u ndal edhe në marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë, për të cilën kreu i shtetit nënvizoi se ka mundësinë të shndërrohet në një arritje historike.

“U kemi bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Maqedoni, duke përfshirë edhe udhëheqësit vendorë shqiptarë, që të angazhohen në mënyrë aktive për të siguruar e arritur suksesin e referendumit të 30-të shtatorit, duke përkrahur votimin pro kësaj Marrëveshjeje.” u shpreh Meta

Në vijim Kreu i Shtetit tha se politika e dyerve të hapura të NATO-s e shtrirë drejt Ballkanit Perëndimor mbetet e rëndësishme dhe jetike për të ankoruar rajonin nën çadrën e vet të sigurisë si dhe për autorësin e përgjegjshme vendore.

“Në këtë kontekst, unë i mirëpres fuqimisht mesazhet e fundit që partnerët tanë strategjikë i dërguan qytetarëve maqedonas.Këto mesazhe i bëjnë jehonë vendosmërisë së tyre në mbështetje të investimeve të mëdha të bëra për krijimin e stabilitetit dhe sigurisë në dy dekadat e fundit në Ballkan.Angazhimi i kombinuar i NATO-s dhe Bashkimit Europian përbën garantuesin më të mirë për të gjitha vendet dhe qytetarët e rajonit tonë.”- Tha ndër të tjera Presidenti Meta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb