Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, pas darkës jo formale të mbajtur dje në Bruksel, bëri me dije se do të caktonte një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në 36 orët e ardhshme dhe se Serbia do të përpiqet të reagojë politikisht, duke shtuar se nuk do të jetë aq e lehtë për ata që mendojnë se mund të shantazhojnë apo bëjnë presion.

REL ka bërë me dije se Këshilli do të mblidhet më 13 maj.

Në fjalën nga Brukseli, Presidenti theksoi se ishte i kënaqur me bisedimet, por se nuk është i kënaqur me gjendjen e përgjithshme, raportoi Danas.

“Nuk do t’ju tregoj përralla dhe do t’ju them: Ejani të flemë, çdo gjë do të jetë mirë nesër. Unë nuk dua ta bëj këtë. Serbia duhet të jetojë dhe aq sa mund të luftojë për interesa jetike dhe kombëtare, do ta bëjë. Unë nuk kam frikë personale, jam veteran politik, ky është mandati im i fundit si president dhe është detyra ime që të bëj gjithçka që mundem për vendin tim. Unë jam i interesuar për popullin dhe vendin tim”, tha Vuçiç.

Ai tha se më shumë i ka bërë përshtypje mirëkuptimi, para së gjithash nga përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Në 36 orët e ardhshme do të caktojmë një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe do të fillojmë të reagojmë politikisht dhe të kundërshtojmë të gjitha këto. Nëse dikush mendon se mund ta thyejë Serbinë me presion, nuk do të jetë aq e lehtë sa e kishin imagjinuar”, tha Vuçiç.

Ai ka deklaruar se në darkë ka thënë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës nuk është vetëm shkelje e së drejtës ndërkombëtare por edhe normave të disa marrëveshjeve, nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e deri te Marrëveshja e Uashingtonit.

“Por ata nuk do të dorëzohen. Gervalla tha se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 ka konfirmuar se ata janë shtet i pavarur”, shtoi ai.

Vuçiç tha se të gjithë zyrtarët evropianë me të cilët foli, përsëritën se Serbia duhet t’i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

“Nëse Serbia gjendet në një situatë që fjalë për fjalë nuk mund të mbijetojë, askush në Serbi nuk duhet të shqetësohet, ne do të marrim një vendim që Serbia të jetojë, që Serbia të mos bëjë luftëra dhe të mos rrezikojmë askënd. Por për sa kohë që mund të luftoj për interesa jetike kombëtare, do të vazhdoj ta bëj këtë”, tha ai.

(BalklanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: