SHBA- Më në fund vjen Apple Watch. Kompania ka lajmëruar zyrtarisht se duke filluar nga 26 qershori, disa modele të Apple Watch do të jenë të disponueshëm në pikat e shitjes së Apple dhe në dyqanet e tjerë të autorizuar.

Nuk dihet ende se për cilët modele specifikë bëhet fjalë por mund t’ju themi se kombinimet mes orëve inteligjente dhe rripave janë të shumtë.

Të apasionuarit pas Apple Watch kanë pasur mundësi ta porosisnin atë online dhe sipas tyre Apple ka bërë një punë goxha të mirë me dërgesat. Zëvëndës presidenti i operacioneve në Apple u shpreh në një deklaratë për shtyp se, produkti kishte mbërritur tek porositësi në më pak se dy javë.

Kompania deklaron se produkti në fjalë do të mbërrijë dhe në 7 shtete të tjera që nga 26 qershori ku përfshihen: Italia, Meksika, Singapor, Koreja e Jugut, Spanja, Zvicra dhe Taivani.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: