Forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që mbështet qeverinë në Jemen, njoftoi se 5 persona janë plagosur nga një raketë e lëshuar nga Huthit e cila ka rënë në aeroportin Ndërkombëtar “Mbreti Abdullah” në jugperëndim të Arabisë Saudite.

Sipas agjencisë saudite të lajmeve SPA, zëdhënësi i forcave të koalicionit, Turki Al-Maliki në një deklaratë ka informuar se një raketë e lëshuar nga Huthit ka rënë në aeroportin Ndërkombëtar “Mbreti Abdullah” në Jizan të Arabisë Saudite.

Në sulmin ndaj aeroportit i cili përdoret nga mijëra njerëz sauditë ose kombësi të ndryshme, Al-Maliki vuri në dukje se sipas të dhënave paraprake janë plagosur 5 persona, përfshirë udhëtarë dhe punonjës të aeroportit.

Ndërkohë nga Huthit nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Në Jemen, ku prej një kohe të gjatë dominon destabiliteti politik, ndodhin konflikte mes forcave të qeverisë dhe rebelëve Huthi.

Që nga shtatori i vitit 2014, rebelët Huthi mbajnë nën kontroll disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana, ndërsa forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani ofrojnë mbështetje për qeverinë e Jemenit kundër rebelëve Huthi.

Rebelët Huthi shpeshherë me raketa dhe dronë vendosin në objektivin e tyre rajonet jugore të Arabisë Saudite.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb