RIJAD

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Arabinë Saudite është rritur në 45, duke shkaktuar më shumë masa për të kufizuar shpërthimin.

Ministria saudite e Shëndetësisë tha se numri ishte konfirmuar pas 4.000 testimeve.

Sauditëve iu kërkua të mos shtrëngojnë duart dhe të shmangin mbajtjen e ngjarjeve me mbi 50 persona të tubuar.

Herët në mëngjes, vendi po ashtu pezulloi fluturimet për në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (BE) si dhe për në Zvicër, Indi, Pakistan, Sri Lanka, Filipine, Sudan, Etiopi, Sudan të Jugut, Eritrea, Kenia, Xhibuti dhe Somali.

Vendimi zgjeroi numrin e vendeve të ndaluara në 53.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila shpalli shpërthimin një pandemi globale, numri global i të vdekurve nga koronavirusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, ka kaluar shifrën 4.600 me mbi 125 mijë raste të konfirmuara.

Virusi për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 118 vende të botës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb