Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, dhe partneri i saj, Eduart Grishaj, janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar. Ata tashmë janë kthyer edhe shumë të preferuar pasi ndajnë shpeshherë momente nga jeta në çift përmes rrjeteve sociale.

Kjo verë duket se e ka gjetur dyshen në udhëtime, pasi pushimet e tyre kanë qenë shumë të larmishme nëpër vende të ndryshme të Europës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Destinacioni më i fundit që çifti ka zgjedhur është Greqia dhe nuk ka nguruar të ndajë disa nga çastet e kënaqësisë që po përjetojnë.

Pak minuta më parë, ka qenë Arbana që ka publikuar në Instagram një foto shumë të bukur dhe të ëmbël në krahët e Eduartit. Padyshim që komentet kanë qenë të shumta dhe çifti duket më të dashuruar se kurrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb