Moderatorja e njohur, Arban Osmani, ka publikuar në rrjetet sociale një bisedë me ish-drejtorin e Përgjithshëm të televizionit ku ajo bën pjesë, Top Channel, Ben Blushi.

Në bisedën e publikuar nga Arbana, shihet se Blushi vijon ta përgëzojë moderatoren për punën, pavarësisht se nuk është më nën drejtimin e tij.

“Arbana duhet të shkëlqesh sot, jam i bindur që do e bësh, suksese,”– shkruan Blushi në mesazhin e tij, siç duket para spektaklit të Big Brother.

“Faleminderit shumë Beni, do shkëlqejmë të gjithë, jam e bindur,”- i përgjgjet Osmani.

“Edhe ti, edhe Eduarti keni qenë fantastikë, çfarë reagimesh ka pasur,”– vijon Blushi.

“Thank you (Faleminderit), “– shton moderatorja duke treguar se me Blushin ruan një marrëdhënie fantastike.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb