Profesori i mjekësisë, Arben Gjata, në një intervistë dhënë për gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, deklaroi se antibiotikët në fillim të sëmundjes së Covid-19 nuk bëjnë efekt.

Ai tha se marrja e vitaminave të tilla si C, D, E dhe zinku rrisin imunitetin e trupit.

“Mund të përdorim antibiotik kot. Antibiotikët nuk bëjnë efekt. Antibiotikët nuk nisin që në ditën e parë, por varet edhe nga situata e pacientit. Fatkeqësisht nuk ka formulë magjike, por është e nevojshme që të flitet me mjekun e familjes. Vitamina D, C, E, zinku mund t’i marrësh në fillim të sëmundjes, sepse të ndihmon për rritje të imunitetin e organizmit. Duhet të merren gjatë gjithë periudhës që jemi. Ne kemi trajtuar shumë mirë mjekët e familjes”, tha Gjata

Arben Gjata theksoi se spitalet në vendin tonë kanë akoma vend për pacientë.

“Ndodh në shumë vende të botës që presin klientët. Pse? Në momentin që vjen ambulanca, të sëmurët kalojnë në urgjencë. Ka shumë pacientë që nuk kanë marrë tampon ose nuk kanë bërë skaner. Pastaj, varet nga sëmundja që ka pacienti. Kjo do të thotë se mendohet disi për akomodimin edhe të pacientit të fundit. Ka vende akoma për pacientë. Në spital nuk blen njeri antiviral. Ajo që ndodh me kontrabandë është tjetër gjë. Infektivi ka kaq infermier, aq sa duhet norma.

Në sëmundjet e brendshme, për shembull ka 10-15 pacientë. Në kirurgji një infermier nuk ndjek dot më shumë se 10 pacientë, varet gjithçka. Ka pasur infermier madje mbi normë, për shkak të përgatitjes për hapjen e spitaleve të reja. Duhet t’i themi njerëzve se në spital shërohesh e jo se vdes”, u shpreh Gjata.

Më tej, Gjata theksoi se duhet domosdoshmërisht të mbajmë maska dhe të shmangim vendet ku ka grumbullime të njerëzve.

“Në këtë periudhë duhet të mbajmë maska. Unë vetë mbaj maskë tek Kirurgjia. Kemi pasur mjek dhe infermierë të infektuar, por jo përmasa komuninare. Duhen shmangur edhe vendet ku rrinë shumë njerëz”, deklaroi mjeku Gjata.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb