Ardian Ismajli është prurja më e re e Empoli. Mbrojtësi shqiptar do të vijojë aventurën në Seria A pas një sezoni në huazim tek Spezia.

Duket se kampionati italian është dyndur me lojtarë shqiptarë pasi aty luajnë edhe Berisha, Strakosha, Marko Molla, Hysaj, Nedim Bajrami, Kastriot Dermaku apo dhe Ledian Memushaj në nivel më poshtë.

Ismajli është dhe mbrojtës i Shqipërisë teksa e ka nisur karrierën nga 2 Korriku në Kosovë, për ta vijuar më pas tek Prishtina. Në sytë e kuqezinjve ai pikasi kur ishte pjesë e Hajdukut të Splitit në Kroaci teksa vitin e kaluar bëri hapin e madh për të kaluar në Seria A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb