Duke folur në “Supertele”, program në DAZN, Gianluigi Buffon, portieri i Parmës, pati mundësinë të trajtojë tema të ndryshme të botës së futbollit. Gjykime në nivel personal, por edhe në përgjithësi për lajmet e futbollit italian e më gjerë.

TËRHEQJA – “Nëse mendoj për pensionin? Kam një ndjenjë dhe një dimension lirie që nuk e kam pasur kurrë më parë. Për dikë si unë, jeta e lirë është diçka thelbësore.

Frikë nga post-karriera si futbollist? Duhet të them të vërtetën; kam një jetë familjare aq të kënaqshme, sa nuk kam frikë nga kjo. E vërteta është se kam synime reale që dua dhe mendoj se mund t’i arrij ende”.

E ARDHMJA – “Nëse do të doja të bëja trajnerin? Stërvitja nuk është diçka që më çmend sot për sot. Do të më stimulonte më shumë roli i trajnerit të kombëtares.

Të gjej shumë shokë skuadre në stol (si trajnerë) në Serie B është shumë e çuditshme, sepse jam ende në fushë. Jam shumë kurioz të shoh De Rossi, sepse Grosso dhe Inzaghi janë lodhur prej vitesh nga kjo punë (qesh)”.

KONKURENCAT – “Kush e fiton titullin? Këtë vit do të shkoj në Atalanta. Kupa e Botës? Shoh favoritë Argjentinën dhe Brazilin, kam më shumë siguri te këto dy kombëtare”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb