Këngëtarja e njohur Arilena Ara ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit. Nëpermjet një postimi në rrjetet sociale Arilena ka treguar se shumë shpejt do të mbajë një koncert recital live të quajtur “Sounds Of Silence”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto të saj në sheshin “Nënë Tereza”, ku dhe do të mbahet koncerti recital. “Sounds Of Silence”- E lumtur të ndaj me ju këtë lajm! Recitali im live, nga Sheshi “Nënë Tereza”, ka shkruar ajo.

Arilena nuk e ka zbuluar ende datën se kur do të mbahet koncerti por ndjekësit mezi po presin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: