Ngjarjet e ndodhura së fundmi e kanë kthyer rreperin Cllevio Serbiano, emri i vërtetë të të cilit është Kleviol Ahmeti, në qendër të vëmendjes sidomos në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, Cllevio kishte një sherr me grupin e rreperit tjetër, Noizy, i cili u pasqyrua edhe nga mediat.
Cllevio, një nga shokët e ngushtë të Stresit, në një “live” në Instagram para sherrit me Noizyn, ka “rrëfyer” historitë me Arkimedin, të cilat nxjerrin në pah natyrën e gjithsecilit prej tyre në situata specifike.

Gjatë “live”-it, rreperi tregon se si me Stresin jetonin në një shtëpi të vogël në Bruksel e cila është quajtur nga ai si shtëpia e “mallit” dhe armëve.

Cllevio ka rrëfyer gjithashtu se si në moshën rreth 16-17 –vjeçare, kanë kryer grabitje në një restorant, dhe ka shtuar se i kanë marrë armën me silenciator një personi tjetër në Berat që ishte shpallur në kërkim.

“I thashë unë po ku vete me këtë emër ti. Po hë më tha mua ma gjej një. Ishim në shtëpi unë, Mara dhe Arkimedia. Kemi pas një shtëpi të vogël në mes të Brukselit. Ishte shtëpia e mallit, e armëve, e mbaja unë. Qerosi jetonte në një shtëpi tjetër. Në ishim luks aty, fuqishëm, kartela. I thash unë ty të të gjej një emër, ti i thash unë je stresuesi.

Më pa njëherë dhe i thash të shkon se je stresus. Është stresus ai, të rrish me atë, as bukë nuk ha dot, bën sikur i ngel qejfi me ato skemat e veta, ta ndërron muhabetin 460 gradë, jo 360 gradë. Ashtu ka qenë problematik. Unë ja lashë “Stres”, por unë nuk e thërras asnjëherë “Stres”, unë e thërrisja Kedi.

Kështu e thërrasin me përkëdheli të shtëpisë, o Kedi. Nga Kedi e kalova te “Lali” dhe “Lali” ka 15 vjet që i thërras. Atëherë nuk përdorej shumë kjo, s’kishte dalë as kënga “Të ka lali shpirt”.

Arkimedin e mora unë dhe filluam grabitjet, kemi bërë dhe grabitje restorantesh. E njihte Arkimedi atë grekun, kishte shumë lekë. I morëm silenciatorin një beratasi, ai ishte në kërkim 25 vjet. Ai, unë, Arkimedi, Mara. Unë 17 vjeç, Mara 17 vjeç dhe Arkimedi 16 vjeç, ai 35 vjeç.

E merrnim ne atë gjuajtës me vete. Ja merrja unë silenciatorin e futja në brez dhe hajde të mbahesha unë. E armën e kam mbajtur gjithmonë unë. Nuk i lej armë Arkimedit, se të gjuan ai, për të treguar që unë gjuaj, gjuan pa nevojë, jo se po na vijnë të na gjuajnë dhe t’i gjuajmë. Do të gjuajë vetë i pari.

Arkimedin e kam bërë unë këngëtar dhe gangster, dhe nuk më ka zhgënjyer, prandaj e dua se është aty gjithmonë. Është problematik, po i prishe qejfin atij, ke shkel në mina”, dëgjohet të thotë ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb