Gazeta “StokeSentinel” që është një nga mediat pranë skuadrës angleze, ndez shkëndijën për të ngjallur interesimin e klubit ndaj mbrojtësit shqiptar, Arlind Ajeti. 23-vjeçari kuqezi që nuk ka gjetur ende një skuadër pas largimit nga Frosinone, është vënë në qëndër të vëmendjes pas paraqitjeve pozitive në ndeshjet me Francën dhe Rumaninë.

Sipas “StokeSentinel”, Ajeti është një mbrojtës modern që mund të bllokojë shumë hapësira në prapavijën e skuadrës së Stoke City, ekip ku aktivizohet edhe Xherdan Shaqiri. Ajeti është një emër që rrallëherë është dëgjuar nga këto anë por nëse shikojmë paraqitjet e tij në Euro 2016 atëherë gjërat ndryshojnë. Ndaj Francës luajti si zëvendësues por arriti të bindte duke zhvilluar një ndeshje shumë të mirë edhe kundër Rumanisë. Veçanërisht ndaj Francës e lexoi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer duke bllokuar çdo tentativë të bluve. Arrin të krijojë superioritet në zonën e rreptësisë dhe di të sille në fushë si një veteran”, shkruan gazeta që shton se pas largimit nga Frosinone, Ajeti paraqitet si një hipotezë interesante.

Në fund të shkrimit, gazeta në fjalë e rekomandon Ajetin për skuadrën e Stoke City për t’u rreshtuar përkrah Ryan Shawcross. Kjo është hera e parë që emri i Ajetit lakohet edhe në futbollin britanik pasi gjatë ditëve të fundit është përfolur për interesimin e disa klubeve italiane por edhe të Besiktasit në Turqi dhe Werder Bremenit në Gjermani.

(b.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb