Numri i rasteve të zbuluara të fruthit është rritur ndjeshëm në Armeni, me shifrën që arriti në 41 javën e kaluar, tha në një deklaratë Qendra Kombëtare e Armenisë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mediat armene bëjnë të ditur se në mesin e të infektuarve 18 janë fëmijë. Sipas të dhënave për këtë vit, 241 pacientë janë infektuar me fruth. Prej tyre 141 janë fëmijë dhe 100 të rritur. Të paktën 22 qytetarë janë shtruar në spital.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me fruth në Republikë ka shkuar në 786.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: