CORONAVIRUS apo siç njihet edhe si COVID-19 është tema e ditës kudo në botë. Europa ka kohë që s’përjeton një përballje të tillë direkte dhe të dhunshme me pandemi të kësaj natyre.

Por çfarë masash shtesë mund të marrim përveç atyre parandaluese që rekomandon OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë?

Epidemitë virale janë të vështira për tu mbajtur nën kontroll sepse nuk njohin kufinjë apo kontinentete dhe një anë negative e COVID-19 është se periudha latente asimptomatike është deri 2 javë.

Aktualisht në botë sot janë mbi 80 Clinical Trials (teste klinike) që po zhvillohen me një intensitet të lartë për trajtimin e Coronavirus
shpesh herë të kombinuara edhe me barnat anti-malarike dhe antiviralë që përdoren kundër Hiv-Aids por pa rezultate konkrete.

Do doja të tërhiqja vëmendjen me një kokteil preparatesh që shkenca moderne i quan pa ndonjë potencial të madh veprues, por që në të vërtetë veprojnë shumë pozitivish në situata të tilla.

Ky grup preparatesh ka veprim antiviral, antioksidant, antibakterial, anksiolitik, rrit imunitetin e organizmit duke ndihmuar dhe asistuar edhe në trajtimin në mënyrë natyrale të COVID-19.

1- Kompleksi i vitaminave të Grupit B
2- Vitamina C
3- Ekinace (Echinacea purpurea)
4- Propolis i bletës
5- Lule Basani (Hipericum perforatum)
6- Probiotikë
7- Lëngje të freskëta frutash, (sidomos agrumesh), karrota dhe panxhar i kuq dhe pa harruar hudhrën dhe qepën.

Nuk mund të lejojmë që organizmi ynë të jetë i vetëm në këtë betejë, prandaj duhen përdorur këta asistentë të përzgjedhur dhe tradicionalisht besnikë ndaj shëndetit tonë.

Për më shumë informacion mbi secilin nga produktet e listuara më lart (përveç pikës 7) dozimet, përkujdesjet, ndërveprimet etj, konsultohuni me mjekun apo farmacistin tuaj.

* Autori është Zv/President i Farmacistëve të Qarkut të Lezhës

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb