TIRANE- Festat kanë bërë edhe njëherë Arminën me mikeshat e fëmijërisë. Por ndryshe nga fëmijëria, Krishtlindjen e këtij viti e kanë festuar së bashku me partnerët e tyre. Natyrisht që bukuroshen e shoqëronte Shkëlzeni në këtë darkë kaq të ngrohtë. Çifti shfaqet shumë i dashuruar teksa pozojnë duke mbajtur përdore njëri-tjetrin.

“Ndihem shume e lumtur kur jam prane njerezve qe dua (miq apo familje).Dje ishte nje mbremje shume e vecante me mikeshat e mija te femijerise. Kemi kaluar shume gjera sebashku dhe ja ku jemi sot te rritura me partneret tone ne krah smile emoticon.Ju uroj te gjitheve Gezuar Festat dhe qofshi edhe ju prane njerezve qe doni me shume, te lumtur dhe te shendetshem!”, shkruan Armina.

Më herët, showgirl-i kishte deklaruar se festat e fundvitit do t’i kalonte pranë familjes dhe njeriut të saj të zemrës.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: